GJERMANI – Ekipi i Qeverisë për Reagimin ndaj Krizave diskuton sulmin e Iranit ndaj Izraelit

by admin
Spread the love



BERLIN, 14 prill /ATSH-DPA/- Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock do të kryesojë sot takimin e Qendrës së Qeverisë për Reagimin ndaj Krizave në Berlin, për të diskutuar sulmin ajror të Iranit gjatë natës ndaj Izraelit, njoftoi Ministria e Jashtme.

Takimi vjen pas sulmit të parë të drejtpërdrejtë në territorin izraelit nga Irani.

Një zëdhënës ushtarak izraelit tha se 99% e rreth 300 dronëve dhe raketave balistike ishin kapur nga Izraeli dhe aleatët e tij.

“Operacioni Premtimi i vërtetë” i Iranit u organizua si hakmarrje ndaj një sulmi ajror në ambasadën e tij në Damask më 1 prill, në të cilin u vranë dy gjeneralë dhe disa zyrtarë të tjerë. Izraeli besohet se ka kryer sulmin dhe nuk e ka mohuar përgjegjësinë.

Nuk është ende e qartë nëse Izraeli do t’i përgjigjet sulmit iranian. //a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.






Artikulli paraprakKoçiu: Me mijëra jetë të shpëtuara prej dhuruesve të gjakut
Artikulli tjetërHumbën rrugën në malin e Dajtit, Policia ndihmon 2 turistë çekë


You may also like