GJENEVË – WMO: 2022, viti i pestë më i nxehtë në një dekadë

by admin
Spread the love

GJENEVË, 12 janar /ATSH-DPA/- Viti i kaluar ishte viti i pestë më i nxehtë i regjistruar, në varësi të të dhënave, raportoi sot Organizata Botërore Meteorologjike (WMO).

“Tendenca e rritjes së temperaturave do të vazhdojë, sepse ka sasi rekord të gazeve serrë në atmosferë”, tha WMO.

“Pasojat po bëhen gjithnjë e më të dukshme”, shtoi agjencia.

Me një rritje të temperaturës prej 1,15 gradë Celcius në krahasim me temperaturat para-industriale, viti 2022 nuk e mposhti rritjen e temperaturës në nivele rekord të vitit 2016 prej 1,3 gradësh.

Këto nivele krahasohen me temperaturat gjatë epokës para-industriale të viteve 1850-1900.

“Fakti që viti 2022 nuk e theu rekordin e 2016-ës ka të ngjarë për shkak të fenomenit të motit “La Nina”, i cili ka një efekt ftohës”, sipas WMO.

“La Nina” përfshin ndryshime në rrjedhën e ajrit dhe ujit në dhe mbi Oqeanin Paqësor.

“Në mesataren 10-vjeçare nga 2013 deri në 2022, temperatura mesatare globale ishte 1,14 gradë mbi nivelet para-industriale. Në 10 vitet nga 2011 deri në 2020, ishte 1,09 gradë”, raportoi WMO. //a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like