GJENEVË – OKB thirrje për embargo të armëve ndaj Izraelit

by admin
Spread the love



GJENEVË, 23 shkurt /ATSH-DPA/- Ekspertët e pavarur të OKB-së kanë bërë thirrje për një embargo të armëve ndaj Izraelit, duke deklaruar se vendet eksportuese rrezikojnë të shkelin ligjin ndërkombëtar humanitar nëse armët e furnizuara përdoren në luftën e Gazës.

Të gjitha shtetet duhet të sigurojnë pajtueshmërinë me të drejtën ndërkombëtare humanitare siç përcaktohet në Konventat e Gjenevës, të cilat janë të detyrueshme në mbarë botën.

Prandaj, nuk mund të kalohet asnjë armë apo municione, bazuar në sjelljen e mëparshme të vendit marrës, dhe të përdoren në një operacion në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare.

Zyra e OKB-së për të Drejtat e Njeriut ka akuzuar vazhdimisht Izraelin për shkelje të ligjit ndërkombëtar humanitar në Rripin e Gazës, përmes sulmeve të përhapura që përbëjnë një dënim kolektiv të popullsisë.//a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.






Artikulli paraprakTaskforca për kontrollin e menaxhimit të ujërave të ndotura, hapen aplikimet


You may also like