Gjendet trupi i një ish-ushtari të zhdukur britanik në Ukrainë

by admin
Spread the love

Autoritetet ukrainase kanë mundur të gjejnë trupin e një ish-ushtari të zhdukur britanik gjatë konfliktit me Rusinë.

Ish-parashutisti Daniel Burke, 36 vjeç, nga Mançesteri i Jugut u raportua i zhdukur më 16 gusht nga familja që nuk kishte dëgjuar asgjë për të dhe besonte se ai kishte udhëtuar në Ukrainë.

Policia e Mançesterit tha se po punonte me familjen e zotit Burke dhe autoritetet ukrainase për të mbështetur një identifikim formal dhe për ta kthyer trupin e tij në Mbretërinë e Bashkuar.

Detektivi Lewis Hughes tha: “Kjo është një kohë shqetësuese për familjen e Danielit, ne kemi oficerë të ndërlidhjes familjare në kontakt me familjen dhe duke ofruar mbështetje. Ekipi im dhe unë po punojmë me autoritetet ukrainase për të bërë identifikimin zyrtar me synimin për riatdhesimin e Danielit pas atij procesi.

Familja e Danielit ka kërkuar privatësi në këtë moment të vështirë”.


Top Channel

You may also like