Gjenden të vrarë arusha dhe dy këlyshët e saj – Shqip

by admin
Spread the love

Në fshatin Zhirovnicë në Komunën e Mavrovë – Rostushës, janë vrarë një arushë dhe dy këlyshë, tha drejtori i Inspektoratit Shtetëror të Mjedisit, Sreten Stojkovski.

“Sot jemi të tronditur se një arushë dhe dy këlyshë janë vrarë në fshatin Zhirovnicë”, tha ai.

Ai sqaroi se pas raportimit të Parkut Kombëtar “Mavrovë”, Inspektorati Shtetëror i Mjedisit është afruar në vendngjarje.

Sipas informacioneve të autoriteteve, mëngjesin e sotëm në afërsi të fshatit Zhirovnicë, para hyrjes në fshat, është vërejtur se janë qëlluar me armë zjarri tre arinj – një femër me dy këlyshë./KlanMacedonia

You may also like