Gjekë Dushaj këngëtari e kompozitori i hiteve

by admin
Spread the love

Tridhjet vite mërgim, Gjekë Dushaj nuk ja kanë venitur dashurinë për vendlindjen, origjinën, traditën, muzikën burimore.

Ai, ka mbetur artisti autentik shqiptar, i jashtëzakonshëm në përmbajtje, që jeton milje larg atdheut dhe njëkohësisht krejt në zemër të tij.

Zëri i bukur nga Traboini i Hotit të Malesisë së Madhe të Malit të Zi, jeton prej tridhjetë vitesh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por kurrë nuk i është ndarë muzikës së bukur shqipe që e ka kultivuar me shumë dashuri.

Gjekë Dushaj preku skenën në moshën 12 vjeç, asaj kohe me Sh.K.A “Hoti”.

Kujtimet nuk i shqiten asnjëherë nga mendja, sepse ai hapë do të bëhej rrugë e gjatë në botën e muzikës si këngëtar dhe kompozitor i dëshmuar.

Gjekë Dushaj ka disa këngë e albume, madje në kohën e luftës së Kosovës, albumi me titull “Drenica” ka bërë histori duke u renditur në mesin e më të dëgjuarve dhe të shiturve.

Dushaj, në SH.K.A “Malsia” ka punuar me Nikolle Nikprelaj, ndërkohë ka një duet me këngëtaren Gjyste Vulaj dhe me Sokol Vulaj ka punuar plotë 10 vite. Ai, bashkëpunon edhe me poetët nga Shqipria Gjovalin Dushaj dhe Gjovalin Lumaj, e gjithashtu ka marrë shumë tekste nga i ndjeri Sali Mani, me të cilin ka bashkëpunuar.

Ndryshe, Gjekë Dushaj nuk e fshehë dëshirën për një duet me të madhen Dava Gjergji, dueti me të cilen edhe mund të ndodh.
Kuptojmë që këngëtari e kompozitori së shpejti e sjell një këngë të re që do të jetë dedikim për bashkëshorten e tij, që titullohet “Ulqinaken unë e morra”, e madje ky nuk është projekti i vetëm që është rrugës.

Gjekë Dushaj ka studion e tij muzikore me paisje tejet profesionale, ku realizon ëndrrat e tij dhe punon me emra të ndryshëm të muzikës.


You may also like