Gjashtë dëmtime në dy vitet e fundit! Mbrojtësi shqiptar i pafat, ndalet sërish

by admin
Spread the love

Nuk kanë fund problemet fizike për Kastriot Dermakun. Mbrojtësi i Lecces është ndalur sërish, duke humbur sfidën e së shtunës përballë Interit kryesues.

Shtatlarti 31-vjeçar, autor i 13 ndeshjeve dhe 1 goli me kombëtaren e Shqipërisë, ka ndrydhur gjurin e majtë pas një përplasjeje në stërvitje.

Lojtari dardan do i nënshtrohet kontrolleve të detajuara mjekësore për të mësuar më shumë rreth kohës që do të qëndrojë jashtë fushave të blerta.

Ky është dëmtimi i gjashtë në dy vitet e fundit për Dermakun, i cili ende nuk ka marrë minutat e para këtë sezon në Serie A me Leccen./ Super Sport


Top Channel

You may also like