Giroud drejt Amerikës, Milanit i duhet të nxitojë për të gjetur një sulmues!

by admin
Spread the love

Milan fillon të nxitojë në kërkim të një qendërsulmuesi. Vera po afron dhe konfirmimi i dëshirës së Giroud për të vazhduar karrierën diku tjetër, detyrojnë kuqezinjtë të përshpejtojnë.

Nga ana tjetër çmimet në merkato për sulmuesit janë stratosferike, për të siguruar profile të rëndësishme duhen derdhur miliona. Duhet të jesh një hap përpara dhe për këtë arsye te Milani kanë nisur lëvizjet në drejtim të Zirkzee , por jo vetëm

Në fakt sulmuesi i Bolonjës për të cilin duket i vështirë një rikthim te Bajerni i Mynihut, ( që ka të drejtën për ta rikthyer nëse paguan 40 milionë euro,  është edhe i preferuari i drejtuesve të Milan që mendojnë se i ngjason Zlatan Ibrahimovic. Zirkzee shihet si pasuesi ideal për Olivier Giroud. Francezi që i skadon kontrata në qershor ka kuptuar se nuk do të jetë pikë referimi për sulmin sezonin e ardhshem dhe ka zgjedhur të shikojë rrotull për një eksperiencë të re.

Ndoshta një aventurë amerikane duke qenë se vazhdojnë tratativat për një transferim te Los Angeles FC. Edhe pse asgjë nuk ka përfunduar për sa i përket një akordi, është konfirmimi se eksperienca në Milano e ish lojtarit të Chelsea dhe Arsenal është drejt fundit. Giroud që erdhi te kuqezinjtë me parametra zero, doli një transferim i mirë ndërkohë që për sulmuesin e ri Milanit i duhet të paguajë një buxhet të rëndësishëm. Për Zirkzee konkurenca nga Premier League, dhe konkretisht nga Manchester United do të jetë e fortë, por në listën e milan janë edhe emrat e Sesko të Leipzig dhe Gimenez i Feyenoord./Shqip


Top Channel

You may also like