Girona fantastike, fiton sërish dhe i bëhet ‘hije’ Real Madridit

by admin
Spread the love

Girona ka fituar në shtëpi përballë Rayo Vallecanos së Ivan Balliut në ndeshjen e vlefshme për javën e 26-të të La Ligas spanjolle. Sfida e zhvilluar në stadiumin “Estadio Municipal de Montilivi”, ka përfunduar me fitoren 3-0 të vendasve.

Golin e parë të kësaj sfide e shënoi Tsygankov. Pasi mori një top nga Gutierrez, ukrainasi ia doli që të tundte rrjetën në minutën e 52′. Ndërsa për golin e dytë që do “fikte” miqtë, mendoi Savio në minutën e 92′. Por nuk përfundoi me kaq pasi ishte përsëri Savio që shënoi të tretin për Gironan në minutën e 96′.

Pas kësaj fitoreje, Girona shkon në kuotën e 59 pikëve, duke mbajtur gjallë shpresat e titullit pasi ka 6 pikë më pak se Reali kryesues. Në krahun tjetër ekipi i Balliut, i cili ishte titullar dhe luajti gjithë ndeshjen, mbetet në vendin e 15-të me 25 pikë.

You may also like