Gir: Emërimet në M-NAV të bëhet sipas meritave e jo sipas përkatësisë partiake

by admin
Spread the love

Ambasadori i BE-së në Maqedoninë e Veriut, David Gir, duke komentuar zhvillimet e fundit në M-NAV, u shpreh se emërimet duhet të bëhen në bazë të meritës, që nënkupton personat të kenë kualifikime, aftësi, përvojë dhe jo lidhje partiake apo ndonjë lidhje tjetër personale.
Gir tha se është e qartë që ka detyrime ndaj BE-së kur bëhet fjalë për navigacionin ajror.
“Kjo përfshin garantimin e pavarësisë së organit përgjegjës për navigacionin ajror. E dyta ka të bëjë me rekrutimin dhe angazhimin që çështjet ligjore të përmbushen dhe që burimet njerëzore të përdoren në një mënyrë që do të garantojë sigurinë dhe efikasitetin e vetë shërbimit të navigimit. Kur bëhet fjalë për pretendimet e ndryshme të ndikimit të jashtëm politik, ne u bëjmë thirrje autoriteteve të hetojnë dhe të veprojnë. Sa i përket pretendimeve për hyrjen në objekt, kërcënimet dhe dhunën, këto janë çështje që duhet të hetohen dhe nëse ka shqetësim duhet të reagohet”, tha ambasadori Gir.
I pyetur se si e komenton vendimin e gjykatës për të mos caktuar masën e paraburgimit për autorët në rastin e M-NAV-së, Gir u përgjigj se nuk është zakon të komentohen vendimet e gjykatës, por kujton se thuhej qartë se cilat janë detyrimet, pra garancia e mbrojtjes së kësaj dhe sistemeve të infrastrukturës kritike.

MARKETING



You may also like