Giorgia Meloni në Shqipëri/ Masa të shtuara të policisë dhe konsullatës italiane në portin e Vlorës, ja kush e shoqëron

by admin
Spread the love

Në portin e Vlorës kanë mbërritur punonjës të konsullatës italiane për të pritur kryeministren italiane, Giorgia Meloni.

Gjithashtu ka forca të shtuara të policisë, ndërsa po largohen nga rruga me karrotrec makina të parkuara gabim.

Kryeministrja Meloni ndërpreu pushimet e saj në një fermë pranë Ceglie Messapica në Puglia, ndërsa shoqërohet nga familja e saj për një vizitë në bregdetin e Vlorës, duke pranuar ftesën e kryeministrit Edi Rama.

Sipas mediave italiane bashkë me të është edhe bashkëshorti i saj Andrea Giambruno, vajza Ginevra dhe mundet të jetë edhe nga motra e saj Arianna me bashkëshortin Francesco Lollobrigida.


Top Channel

You may also like