Gëzim pas lirimit të dy pengjeve amerikane – Shqip

by admin
Spread the love

Flet babai i vajzës: Nuk kam fjetur për dy javë, javën tjetër Natalie feston ditëlindjen në shtëpi

Shtetaset amerikane banore në Çikago, Judith Tai Raanan dhe vajza e saj adoleshente Natalie Shoshana Raanan, janë pengjet e para që u liruan me ndërmjetësimin e Katarit.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se nëna dhe vajza u rrëmbyen nga militantët islamikë të Hamasit në kibbutz Nahal Oz, ku po qëndronin gjatë sulmit të befasishëm në Izraelin jugor nga Gaza më 7 Tetor.

Judith Raanan, 59 vjeç, dhe vajza e saj Natalie, 17 vjeç, kishin vizituar kibutin, rreth një milje nga kufiri i Gazës, si pjesë e një udhëtimi në Izrael që filloi në Shtator për të festuar festat hebraike dhe ditëlindjen e 85-të të nënës së Judith-it.

Lirinë e tyre ato e konfirmuan nëpërmjet një telefonate edhe presidentit amerikan Joe Biden të cilin e falenderuan. Uri Raanan, babai i Natalie foli me vajzën ndërsa shprehu gëzimin për lirimin e tyre.

“Unë e kam pritur këtë moment për një kohë të gjatë. Unë nuk kam fjetur për dy javë. Mendja ime ka qenë gjatë gjithë kohës në Izrael shikoja bombardimet dhe mendoja për vajzën tmerrohesha dhe lutesha çdo ditë për një lajm të mirë. Tani që kam me vajzën time ndihem më i lumtur se kurrë.. Shpresoj se do t’i shoh ata javën tjetër. Javën tjetër është ditëlindja e Natalie në datën 24 dhe ne do të festojmë ditëlindjen e saj këtu në shtëpinë time”.

Rreth 200 persona, duke përfshirë 30 adoleshentë dhe fëmijë të vegjël dhe 20 persona mbi moshën 60 vjeç, po mbahen peng në Gaza, por vendndodhja e tyre e saktë brenda enklavës nuk dihet.

Sipas Hamasit, më shumë se 20 pengje janë vrarë nga sulmet ajrore izraelite, por nuk ka dhënë detaje të mëtejshme.

Të paktën nëntë shtetas britanikë janë vrarë dhe shtatë janë të zhdukur, Franca nuk ka thënë saktësisht se sa nga qytetarët e saj mbahen në Gaza, megjithatë shtatë ende rezultojnë të pagjetur pas sulmeve.

Mes pengjeve ka njerëz nga dhjetëra vende, ndërsa shumë prej tyre kanë edhe nënshtetësi izraelite.

Klan News

You may also like