Gërvalla: S’kam parë entuziazëm të ndërkombëtarëve për njohje të reja në këto dy vjet

by admin
Spread the love

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka folur për paralajmërimin e partnerëve ndërkombëtarë se nuk do ta ndihmojnë Kosovën për sa i përket njohjeve të reja.

Ajo tha se entuziazmin e ndërkombëtarëve për njohje të reja, në dy vjet qeverisje s’është që e ka parë.

“Jemi përpjekur me të gjitha mënyrat tona, dhe do të vazhdojmë me këmbëngulje së bashku me partnerët tanë për të gjetur rrugët për të realizuar njohje të reja. Edhe ashtu s’ka pasur ndonjë entuziazëm se kushedi se çka, dhe nuk është habi që ky entuziazëm nuk do të jetë prezent as gjatë debateve dhe diskutimeve që i kemi gjatë këtyre ditëve”, tha Gërvalla, njofton Klankosova.tv.

Tutje, ajo tha se sot ka qenë biseda e fundit që e ka zhvilluar rreth njohjeve të reja, teksa shtoi se “ne nuk ndalemi në atë drejtim”.

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS

You may also like