Gërvalla: Policëve të kidnapuar iu është thënë se mund të vizitohen nga familjarët të premten

by admin
Spread the love

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka thënë se tre policëve të kidnapuar nga forcat speciale serbe iu është thënë se do të mund të vizitohen këtë të premte nga familjarët e tyre.

Ajo tha se kjo do të mbetet të shihet nëse do të mund të realizohet, teksa shtoi se tre policët e kidnapuar janë takuar dje edhe me avokatin mbrotjës por edhe me atë të angazhuar nga institucionet e Kosovës.

Gërvalla foli edhe për vizitën e një përfaqësuesi të zyrës ndërlidhese të Serbisë, ku u takua me gjashtë të arrestuarit serbë për sulmet në veri.

“Është e vërtetë që ka ardhur një përfaqësues i zyrës ndërlidhëse të Serbisë. Ai ka ardhur për t’i vizituar 6 të burgosurit nga Policia e Kosovës. Ata janë edhe nënshtetas të Serbisë, kështu që iu takon dhe ne iu përmbahemi konventave ndërkombëtare dhe në raste të tilla iu takon një vizitë”, tha Gërvalla, njofton Klankosova.tv.

Tutje, ajo tha se vizita e “ambasadorit” Jashari u realizua me ndihmën e partnerëve ndërkombëtarë, pasi sipas saj, po të ishte në vullnetin e Beogradit, as kjo vizitë s’do të mund të realizohej.

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS

You may also like