Gërkovska: Vërejtjet dhe komentet e SHBA-së janë thelbësore

by admin
Spread the love

Vërejtet dhe komentet e SHBA-së dhe Bashkimit Evropian  lidhur me ndryshimet e votuara të kodit penal janë thelbësore, theksoi zëvendëskryeministrja e obliguar për Politika të Qeverisjes së Mirë Sllavica Gërkovska, para tryezës së sotme të rrumbullakët me temë “Regjistrimi dhe menaxhimi i dhuratave dhe përfitimeve tjera: ku jemi dhe ç’farë duhet të bëjmë?”.

“Unë thashë se neni për konfiskimin e zgjatur është një nen i ardhur nga kabineti im. Unë shpreha një rezervë për pjesën tjetër. SHBA-ja është partneri ynë strategjik dhe për mua komenti dhe vërejtja e tyre për këto ndryshime ligjore do të jetë thelbësore. Edhe me vërejtjet e BE-së, tha Gërkovska në përgjigje të pyetjes së gazetarit për deklaratën e ambasadores së SHBA-së Angela Ageler se administrata amerikane do t’i shqyrtojë ndryshimet në Ligjin Penal.

MARKETING




You may also like