Georgiev: Kjo përbërje e Këshillit Gjyqësor do të jetë jashtëzakonisht transparente

by admin
Spread the love

Këshilli gjyqësor me mua si kryetar do të tregojë se do ta rrisë transparencën dhe llogaridhënien në punën e Këshillit Gjyqësor, tha para fillimit të seancës së sotme kryetari i Këshillit gjyqësor Sashko Georgiev.

“Dje me reagim u lajmërua SHGM se pa arsye janë larguar kamerat, por opinionin ishte i pranishëm përmes gazetarëve, por për shkak të numrit të madh të pranisë së kamerave, shërbimet profesionale me vështirësi e kryenin punën e tyre. Jemi dëshmitarë se vështirë është kryer lëvizja gjatë hedhjes së shortit në rendin e ditës”, tha Georgiev.

Ai garanton se kjo përbërje e Këshillit Gjyqësor dhe ai si kryetar do të jenë jashtëzakonisht transparent.

“Vetëm të gjithë së bashku me punë jashtëzakonisht transparente së bashku do të arrijmë rezultate të mira. Kërkova të ketë prani të kamerave nga MIA dhe ju bëj thirrje edhe në të ardhmen t’i ndiqni seancat tona. Që sot do të kontaktoj me përfaqësuesit e MIA-s përmes Këshillit Gjyqësor në të ardhmen të kemi incizim të rregullt të seancave dhe të transmetohet përmes MIA-s dhe kush është i interesuar të ndërmarrë nga MIA”, përfundoi Georgiev në fillim të seancës.

Këshilli gjyqësor dje mbajti seancën e parë, pasi u zgjodh kryetari i ri Sashko Georgiev, pas shkarkimit të Vesna Damevas.

Georgiev dje në fillim të seancës tha se për shkak të kushteve në sallë, është vendosur që kamerat të mos jenë brenda, por vetëm gazetarët.

Në këtë reagoi SHGM, duke e dënuar si “sjellje jo principiele e kryetarit të ri të Këshillit Gjyqësor, Sashko Georgiev, t’i largojë kamerat e pranishme, ndërsa të lejohet vetëm prania e gazetarëve në seanca”.

Nga atje theksojnë se nuk shohin kurrfarë arsyetimi në sjelljen e këtij vendimi, nga ana e kryetarit Georgiev.

ë sotme kryetari i Këshillit gjyqësor Sashko Georgiev.

You may also like