Genta poston foton më të ëmbël të vajzës së saj binjake

by admin
Spread the love

Genta Ismajli është njëra ndër këngëtaret që i ka dhuruar shumë skenën shqiptare.

Ajo numëron hite të jashtëzakonshme, kështu duke e shndërruar atë në njërën prej këngëtareve më të dashura për publikun.

E ajo kohëve të fundit është tërhequr nga muzika, por është duke iu përkushtuar familjes së saj.

Ka disa muaj prej kur ajo është bërë nënë për herë të parë të dy binjakëve, një vajzë dhe një djalë.

Këngëtarja kosovare nuk e ka aspak bezdi që të postojë foto të vegjëlve të saj.

Së fundmi ajo e ka treguar një foto të vajzës së saj, afër një piano. Duket se vajza e saj do ta ndjekë rrugën e nënës së saj.

Kujtojmë se ajo është në lidhje me biznesmenin turk, Hysuein Usta.


You may also like