Genoa rikthehet te suksesi, një islandez “fundos” Salernitanën

by admin
Spread the love

Genoa bën detyrën në shtëpi dhe fiton minimalisht 1-0 ndaj Salernitanës, duke u rikthyer kështu te suksesi në javën e 10-të të Serie A.

Gudmundsson ishte heroi për vendasit, me islandezin që vendosi fatet e takimit me golin e shënuar në minutën e 35-të.

Në pjesën e dytë Salernitana diktoi ritmin dhe kërcënoi portën e vendasve, por nuk ia doli të gjente recetën e golit, ndërkohë që Genoa ia doli të mbronte avantazhin në një fraksion ku mendoi vetëm për mbrojtjen.

Në fund 1-0 dhe Genoa regjistron fitoren e tretë sezonale dhe ngjitet në kuotën e 11-të pikëve në vendin e 13-të, ndërsa Salernitana pësoi humbjen e gjashtë sezonale dhe mbetet me katër pikë në vendin e parafundit dhe duhet theksuar se pas 10-të javësh ende nuk ka shijuar fitoren e parë sezonale.


Top Channel

You may also like