Genci është djali i ditëlindjes sot, por vëmendjen e mori urimi kaq i bukur i Enit – Shqip

by admin
Spread the love

Genc Prelvukaj sot feston ditëlindjen dhe sigurisht nuk mund të mungonte një urim nga Eni, e cila nuk mund të gjente fjalë më të bukura për të përshkruar marrëdhënien e tyre. Eni ka postuar një foto nga pushimet e tyre të disa muajve më parë dhe shkruan se Genci për të është shok i ngushtë, shpirt binjak dhe e falenderon që i ka vjedhur zemrën.

“Gëzuar ditëlindjen dashuria ime. Faleminderit për gjithçka që bën për ta bërë jetën time të mrekullueshme. Ti je shoku im i ngushtë, shpirti im binjak dhe gjëja më e mirë që më ka ndodhur. Çdo hap që marr dhe çdo moment që jetoj, dua ta kem përgjithmonë me ty. P.s: Faleminderit që ma vodhe zemrën. Të dua”, shkruan Eni.

You may also like