Gega: Ishim nën presion! Kukësi është një kantier në ndërtim, varet sa durim do të kenë të gjithë

by admin
Spread the love

Trajneri i Kukësit, Skënder Gega ka folur për Oversport pas humbjes shtëpiake 1-2 përballë Kastriotit.

“Ishim nën presion. Kastrioti u mbrojt mirë në pjesën e parë, ndërsa në pjesën e dytë ne luajtëm mirë, ndonëse u ndëshkuam në 2 kundërsulme. Qarkulluam topin, luajtëm hapur, morëm krahët, por nëse nuk shënon do të ndëshkohesh.

Me vjen keq sepse luajmë mirë, por nuk marrim atë që duhet. Kur humbet një ndeshje me një rival në letër më të lehtë , ndonëse nuk e mendoja të tillë. Kam qenë në presion jam munduar të motivoj djemtë.

Në pjesën e dytë mund të evitonim golat dhe është e pafalshme për një ekip që kontrollon lojën që të shkërmoqet në atë mënyrë. Unë jam trajner që i marr përgjegjësitë. Me qetësi do të shoh ndeshjen dhe do të jap edhe qëndrimin tim.

Skuadra ka frikë? Kur kemi ardhur te Kukësi duhet të jemi të bashkuar, por në fushë disa duken të veçuar. Ndoshta mungesa e komunikimin. Ngërçi kalon me gola dhe fitore. Ne humbën dhe më vjen keq se bëmë një performancë të mirë, por me dy raste u ndëshkuam, sigurisht edhe për meritë të kundërshtarit.

Kukësi është një kantier në ndërtim, varet sa durim do të kenë të gjithë. Nuk është e lehtë të parashikosh. Pikët janë ato që të qetësojnë ose rrisin presionin.

E mban dot skuadra presionin? Unë jam munduar ti mbaj larg presionit si trajner. Ekipi është ndërtuar nga e para dhe askujt nuk i është thënë jo. Të gjithëve iu janë plotësuar kërkesat. Lojtarët janë profesionistë dhe duhet të zgjohen. Jam munduar të flas.

Zivkoviç e ka kaluar provën. E kam vlerësuar përderisa ka ardhur, por nuk kam qenë i kënaqur me rendimentin. Ka shënuar dy gola dhe jam i kënaqur. Përgjegjësia është e madhe dhe e imja kryesore si trajneri i tyre”, ka thënë Gega. / Oversport.tv

You may also like