Gazment Bardhi flet për debatin në Kuvend me Shehun dhe Spahon: Zoti u ruajt mendjen dhe uroj për ta pleqëri të mbarë

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Gazment Bardhi, gjatë një interviste televizive, ka folur lidhur me përplasjen në Kuvend me Edmond Spahon dhe Tritan Shehun, ku me ironi shprehet se u uron pleqëri të mbarë.

Përplasja ndodhi për shkak të akuzës publike, që Gazment Bardhi bëri teksa tha se vila 760 mijë euro në Lalz, i përket një ish-ministri të PD dhe për pasojë është peng te Edi Rama.

“Nuk do preferoja të komentoja veprimin e dy individëve që janë në moshë të prindërve të mi. Zoti u ruajt mendjen. Totalisht pa arsye. I vetmi koment që kam është Zoti u ruajt mendjen dhe uroj pleqëri të mbarë, jetë dhe shëndet. Nuk kam përmendur asnjë emër. Kam shtruar një pyetje për arsye etike duke qenë se se bëhet fjalë për një koleg në PD. Kam preferuar të mos bëj publik emrin. Unë personalisht kam preferuar të mos përmend emër. Emrat që ju thoni janë përmendur nga kolegët tuaj gazetarë. Unë e nxora si çështje. Është kthyer në modë në PD se kush mendon ndryshe nga Sali Berisha në PD etiketohet si i shitur. Aj pyetje ka qenë për tu kthjelluar se cili prej kolegëve se nëse thua është i shitur duhet të kesh një të dhënë se më çfarë më ka blerë. Ndërkohë që ka kolegë që realisht janë peng të Edi Rama. Një rast është ky që kam thënë. Kanë abuzuar kur kanë pasur besimin e demokratëve kur kanë qeverisur vendin”, kështu u shpreh Gazment Bardhi.

You may also like