Gazetari zë ngusht Spiropalin: Pse nuk i bëni thirrje SPAK-ut të hetojë Vangjush Dakon?

by admin
Spread the love

Deputetja e Partisë Socialiste Elisa Spiropali deklaron se edhe mazhoranca ka fakte dhe dosje konkrete të depozituara nga Kuvendi i Shqipërisë që kanë lidhje me Sali Berishën.

E pyetur nga gazetari Neritan Sejamini në Euronews Albania, se pse kryeministri nuk i bën thirrje SPAK të hetojë ish-kryebashkiakun e Durrësit, Vangjush Dako të përfshirë në manipulimin e zgjedhjeve, Spiropali tha se mazhoranca e ka nxitur SPAK të hetojë për këdo.

Sipas Spiropalit, Dako sot nuk është në asnjë post politik, ndryshe nga Berisha që është sot në mes të politikës.

“Po ngatërrojmë çështjet dhe faktet, po flasim për dosje të depozituara nga Kuvendi i Shqipërisë, që i kemi çuar vetë”, tha Spiropali.

You may also like