Gazetari i njohur nxjerr prapaskenat nga selia blu dhe paralajmëron përplasjen e fortë

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Gazetari e analisti i njohur Roland Qafoku e konsideron të çuditshme nismën e PD-së për vettingun në politikë. I ftuar në emisionin ‘Breaking’, ai shprehet se është e nevojshme pastrimi i klasës politike, por se koha dhe momenti i zgjedhur nuk është i duhuri.

“Përse në këtë moment dhe pse SPAK, pse duhet të merret me çdo gjë? Rruga e ndjekur nga PD, ka të drejtë Gjikondi kur thotë faktorizimi nga zoti Basha, sepse ajo është me keq në ’97. Ne nuk e dimë se çdo të ndodhë në PD e jo më tani të na bëjë vetting për pastrimin e politikës. Kush do të ikë? Nuk do të ikë Lulzim Basha, nuk do të ikë Gazment Bardhi. Kushtetuta jonë është bërë një rregullore”, tha Qafoku.

Sa i përket përplasja brenda PD-së, Qafoku u shpreh se do të vijë dita kur të ketë një përplasje mes Bashës e Berishës. Ai theksoi se PS është më komode në këtë sherr brenda PD-së, me foltoren e Berishës dhe bunkerin e Bashës, duke ia bërë më të lehtë mandatin e tretë qeverisës. Analisti i njohur deklaroi se nga këto përplasje brenda PD-së kemi një politikë tripolare, ku 13 deputetë janë pro Berishës dhe 19 pro Bashës.

You may also like