Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

by admin
Spread the love

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, u përball me një pyetje të papritur nga gazetari që merrte pjesë në konferencën e tij.

Ai e pyeti Blinken se çfarë ka arritur Izraeli në operacionin e tij, përveç “vrasjes së afro 10,000 njerëzve”.

Në përgjigje, Sekretari i Shtetit deklaroi se asnjë vend në botë nuk do të pranonte vrasjen e civilëve, që nisën pa sulmit të 7 tetorit fillimisht nga militantët e Hamasit e më pas nga Izraeli.

Blinken theksoi sërish nevojën për të marrë masa për mbrojtjen e civilëve, gjithashtu u shpreh se në bisedat me qeverinë izraelite kanë vënë në dukje hapat që ata mund dhe duhet të ndërmarrin për të minimizuar dëmin ndaj civilëve.

“Megjithatë, kjo është gjithashtu një sfidë e jashtëzakonshme pasi Hamasi në mënyrë cinike futet në mes të civilëve të armatosur në tentativë për të vendosur kontroll në shkolla, spitale, xhami dhe ndërtesa banimi”, shtoi më tej ai.


Top Channel

You may also like