Gazetarët ngacmojnë Rodrygon: Do ulesh në stol kur vjen Mbappe?

by admin
Spread the love

Skuadra e Real Madridit shënoi fitore 2:0 ndaj Athletic Bilbao në ndeshjen e vlefshme për javën e 30-të në La Liga.

Dy golat në këtë takim i shënoi sulmuesi i Kombëtares së Brazilit, Rodrygo.

Pas ndeshjes, Rodrygo bëri një intervistë dhe u ngacmua nga disa gazetarë në lidhje me Kylian Mbappen.

“Mbappe te Real Madrid? Mendoj se është afër, kam dëgjuar nga ju. Ju besoj juve djema.

“Nëse Mbappe vjen, unë në bankë rezrevë? Kjo do të jetë një problem i lumtur i trajnerit. Unë jam i fokusuar vetëm te Real Madrid”, u shpreh Rodrygo

Kujtojmë që Kylian Mbappe pritet të nënshkruaj me Real Madridin pas Euro 2024 si lojtar i lirë nga Paris Saint-Germain

You may also like