Gazeta turke raporton se Osmani u operua për të humbur 80 për qind të peshës së tepërt

by admin
Spread the love

Gazeta turke “Hurryiet” ka shkruar se Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i është nënshtruar një operacioni në Antalia, për heqjen e kilogramëve.

Siç shkruan gazeta turke, Osmani ka qëndruar për një kohë në një hotel me 5 yje në Antalia, derisa pas operacionit gastrektomik, ajo është kthyer në Kosovë.

Hurryet shkruan se Osmani pas operacionit është shfaqur në fotografi me peshë të dobët dhe në formë të mirë, transmeton Klankosova.tv.

Siç thuhet tutje në shkrimin e tyre, operacioni të cilit iu është nënshtruar Osmani, ndihmon përafërsisht 80 për qind në heqjen e kilogramëve. Kështu, sasia e ushqimit të konsumuar kufizohet natyrshëm dhe arrihet humbja e shpejtë e peshës.

You may also like