Gazeta e madhe kroate shkruan për talentin Gashijani duke iu referuar raportimit të publikuar në Lajminet

by admin
Spread the love

Talenti i Llapit dhe Kosovës U19, Elvir Gashijani pritet të largohet në afatin kalimtar të janarit për në Evropë.

Për Gashijanin kanë shprehur interesim tri klube, përfshirë Juventusin që synon fillimisht ta transferojë në ekipin B.

Stuttgarti dhe Hajduku i Splitit janë gjithashtu të interesuara për shërbimet e tij, ndërsa negociatat kanë filluar.

Lajmi është konfirmuar për lajmi.net edhe nga dy menaxherët e Elvir Gashijanit, Afrim Ajeti dhe Adil Vokrri.

Lajmi ka bërë bujë edhe në mediat kroate, madje edhe në gazetën më të madhe në Kroaci, “Indeks.hr”.

Duke iu referuar raportimit të publikuar nga lajmi.net, “Indeks.hr” shkruan: “Hajduku e dëshiron kosovarin sulmues”.

Gashijani është talent me të ardhme të ndritur në futbollin e Kosovës.

Pak kohë parë më parë, Gashijani realizoi dy gola për Kosovën U19 në Maltë.

17-vjeçari luan në pozitën e mesfushorit të avancuar, si dhe në krahun e djathtë të fazës sulmuese.

Lajmi.net ka bërë një intervistë me futbollistin, i cili ka folur për synimet e tij.

Intervistën e plotë mund ta ndiqni në videon më poshtë. /Lajmi.net/

You may also like