GAZA – OBSH: Al-Shifa zona e vdekjes, po studiojmë evakuimin total

by admin
Spread the love



GAZA, 19 nëntor /ATSH-ANSA/ – Të paktën 291 pacientë dhe 25 punonjës të kujdesit shëndetësor kanë mbetur në spitalin al-Shifa në Gaza mbrëmjen e djeshme, për të cilët Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) po studion një plan të menjëhershëm dhe total evakuimi.

Siç njoftoi dje kreu i OBSH-së Tedros Ghebreyesus, organizata kreu dje një mision në spital, i cili prej ditësh është shënjestër e bastisjeve të ushtrisë izraelite, duke e përcaktuar tashmë atë si një “zonë vdekjeje”.

“OBSH dhe partnerët e saj po zhvillojnë urgjentisht plane për evakuimin e menjëhershëm të pacientëve të mbetur, stafit dhe familjeve të tyre,” tha organizata në një deklaratë. /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.






Artikulli paraprakShqipëri-Mali i Zi, projekte të përbashkëta në energji, transport e turizëm


You may also like