GAZA – Një diplomat francez vdes nga plagët gjatë bombardimeve

by admin
Spread the love

PARIS, 17 dhjetor /ATSH-DPA/ – Një diplomat francez vdiq nga plagët e marra gjatë një sulmi bombardues izraelit në Rripin e Gazës, tha Ministria e Jashtme franceze.

”Zyrtari ishte strehuar në shtëpinë e një prej kolegëve të tij të konsullatës franceze në Rafah, në Rripin jugor të Gazës pranë kufirit me Egjiptin, me dy kolegë të tjerë dhe anëtarë të familjes”, tha ministria.

”Të mërkurën shtëpia u godit nga bombardimet izraelite, duke plagosur zyrtarin dhe duke vrarë rreth 10 persona. Ai më vonë vdiq. Ai ka punuar për Francën që nga viti 2002”, tha ministria.

”Franca dënon bombardimin e një ndërtese banimi, që shkaktoi vdekjen e shumë civilëve të tjerë. Ne kërkojmë që autoritetet izraelite të hedhin dritë të plotë mbi rrethanat e këtij bombardimi, sa më shpejt të jetë e mundur”, shtoi ajo.

Forcat izraelite filluan një ofensivë tokësore në Rripin e Gazës pas sulmeve të 7 tetorit të ngritura nga lëvizja militante palestineze Hamas në territorin izraelit përtej kufirit, në të cilat u vranë rreth 1 200 njerëz dhe rreth 240 u morën peng.

Ofensiva tokësore u parapri dhe po shoqërohet me bombardime ajrore.

Sipas Hamasit, rreth 18 000 njerëz, shumë prej tyre civilë, janë vrarë./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like