Gasperini: Rezultat i drejtë, Genoa ua vështirëson jetën të gjithëve

by admin
Spread the love

Një barazim që nuk lë një shije të mirë tek Atalanta ai në shtëpi kundër Genoas. Ekipi i Gasperinit u ndal në shifrat 0-0, ndërsa pas ndeshjes, tekniku i Atalantës u ndal përpara mikrofonave të DAZN ku u shpreh se rezultati ishte i drejtë.

“Është një rezultat i drejtë. Patëm disa mundësi më shumë, por në përgjithësi na shqetësonin shumë kur na sulmonin. Ndeshja ishte e vështirë sepse Genoa po ua vështirëson punën të gjithëve. Mënyra e tyre të lojës të pengon të luash mirë. Kemi bërë mirë në mbrojtje, më pak në mes të fushës dhe përpara. Nëse do të arrinim ta zhbllokonim, ndoshta loja do të ndryshonte”.

ATALANTA MIDIS EUROPËS DHE SERIE A- “Performanca varet edhe nga kundërshtari, kjo lloj ndeshjeje ishte e vështirë për t’u luajtur mirë. E dinim që  do të ishte një ndeshje më shumë e luftuar sesa e luajtur. Genoa ua vështirëson jetën të gjithëve”.

VENDI I KATËRT- “Ne do të japim gjithmonë maksimumin dhe do ta bëjmë këtë gjë deri në fundin e majit duke dhënë maksimumin tonë”. /oversport.tv

Foto: Atalanta Bergamasca Calcio Facebook

You may also like