Gashi reagon pas arrestimit të gazetarit Furkan Saliu: Nuk ndalet liria e mendimit duke i arrestuar gazetarët

by admin
Spread the love

Pas arrestimit të gazetarit Furkan Sali, ka reaguar edhe kryetari i Alternativës, Afrim Gashi.
Në profilin e tij në facebook, Gashi shkruan se arrestimi i gazetarit në mënyrë të dhunshme është e keqe për demokracinë dhe lirnë e medias në përgjithësi.
“Arrestimi i gazetarit Furkan Saliu në mënyrë të dhunshme është shenjë e keqe për demokracinë, fjalën e lirë dhe median në përgjithësi.
Duke e dënuar këtë akt, kërkoj nga organet e drejtësisë që sa më shpejt ta zbardhin rastin dhe Furkani të lirohet.
Nuk ndalet liria e mendimit duke i arrestuar gazetarët”, ka shkruar Gashi.

MARKETING



You may also like