Galliani: Skuadra e tronditur pas plagosjes së Pablo Mari, kërkojmë shtyrjen e ndeshjes ndaj Bolognas

by admin
Spread the love

Klubi i Monzas i ka kërkuar Lega Serie A shtyrjen e ndeshjes kundër Bolognas, që është programuar të luhet të hënën në orën 20:45.

“Skuadra është në shok për çështjen që ka lidhje me Pablo Marì. Fola me Pessinën (kapiteni i skuadrës) dhe qante në telefon. Për këtë arsye kemi kërkuar që ndeshja e radhës në kampionat të shtyhet”, ka thënë Adriano Galliani, nga ambientet e spitalit “Niguarda” të Milanos, ku gjendet i shtruar mbrojtësi spanjoll.

Kujtojmë që mbrëmjen e djeshme Pablo Mari u qëllua me thikë në një supermarket në një qendër tregtare. / Oversport.tv

Foto: Adriano Galliani Facebook

You may also like