Galaxy S24 Ultra do të vijë me korniza titani, kamera të përmirësuara dhe një proçesor Snapdragon

by admin
Spread the love

Raportimet rreth pajisjes më të re flagship nga Samsung, Galaxy S24 Ultra kanë nisur të shtohen shumë gjatë kohëve të fundit. Yogesh Brar është një ndër leaker-at e shumtë i cili ka publikuar një listë me specifikat kryesore të kësaj pajisje dhe përmirësimet që pritet të vijnë në pajisjen e re.

Modeli Ultra pritet të ndjekë shembullin e Apple në përdorimin e kornizave prej titani. Kjo nuk do të ketë një ndikim të madh në peshë, në fakt, modeli i ri pritet të jetë 1g më i lehtë në 233g. Sigurisht që ky është një ndryshim nga alumini në titan, ndërsa iPhone Pro do të humbasë pak peshë pasi ato po ndryshojnë nga çelik inox më i rëndë. Dëgjuam lajme se Exynos po rikthehet, por kjo duket se është një gjë e Galaxy S24/S24+ – S24 Ultra pritet të përdorë ekskluzivisht Snapdragon 8 Gen 3 (me sa duket me versionin e përmirësuar “for Galaxy”).

Ekrani do të jetë një panel 6.8” LTPO AMOLED me rezolucion QHD+. Mund të kalojë në një dizajn të sheshtë dhe raportohet të jetë super i ndritshëm me një shkëlqim maksimal prej 2,200 nits (krahasuar me 1,750 nits për S23 Ultra).

Do të ketë përmirësime të mëdha në kamerën e pasme, duke përfshirë një sensor të ri 200MP (HP25X). Ai do të vazhdojë të jetë në madhësi 1/1.3”, por do të shfaqë fokusim automatik të përmirësuar së bashku me 4-në-1 dhe 16-në-1 pixel binning. Për më tepër, kamera 3x telefoto do të marrë një sensor të ri 50 MP. Kamera ultra e gjerë 12 MP dhe kamera selfie 12 MP do të jenë të njejtat nga modeli S23 Ultra. Moduli i periskopit do të qëndrojë në sensorin e tij 10MP.

Gjithashtu, duket se thashethemet për karikimin 65W nuk janë të vërteta dhe Ultra e re do të përdorë baterinë e vjetër 5,000 mAh me karikim me tel 45W.

You may also like