Futbollisti shqiptar solidarizohet me Ukrainën: Shpresoj të përfundoj dhe ta kenë një mundësi të re, siç e kishte familja ime

by admin
Spread the love

Futbollistët në mbarë botën po vazhdojnë të solidarizohen me Ukrainën. Kësaj radhe ka shkruar një shqiptar, bëhet fjalë për mbrojtësin e kombëtares shqiptare, Marash Kumbullën.

Kumbulla nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ka reaguar për luftën e Rusisë ndaj Ukrainës

Lojtari i Romës shpreson që të gjithë të kenë një mundësi të re ashtu siç kishte edhe familja e tij vite më parë.

“Një mendim për të gjithë ata njerëz që po vuajnë tani. Shpresoj që kjo të përfundojë së shpejti dhe që të gjithë të përfshirët të kenë një mundësi të re, siç e kishte familja ime”, ka shkruar Kumbulla në rrjetet sociale.

You may also like