Futbollisti i 2 Korrikut ‘pensionohet’ nga futbolli – prioritet ka shkollën

by admin
Spread the love

Futbollisti i 2 Korrikut për moshat U19, Vullkan Hana ka vendosur që të ‘pensionohet’ nga futbolli aktiv, dhe krejt kjo për një arsye të veçantë, shkollimin, shkruan Insporti.

Lajmin së më Vullkani nuk do të luajë e bëri të ditur babai i tij, përmes një postimi në rrjetin social, Facebook. Ai theksoi se ky ka qenë vendim i djalit të tij dhe e respekton.

Postimi i Burim Hanës, babait të Vullkanit:

“Vullkani sot, pas lojes miqsore paralajmroi ‘penzionimin’ nga futbolli aktiv. Prioritet njihere e ka shkollimin, e kete vendim te tij, neve tjerve na mbetet ta respektojme.

I falenderojme te gjithe ata qe ndikuan ne zhvillimin e tij sportiv, tuj fillu nga shkolla e futbollit te babit te vet 🙂, pastaj ‘Beselidhjes’ dhe tash se fundi ‘2 Korrikut’ U19, ku Vullkani edhepse lujti me gjenerate ni vjet ma te vjeter e bindi trenerin qe e meritoi te lun si titullar sezonin e vjeshtes.

Ma poshte i keni disa momente nga loja e sotit, flm Besfort per kete foto te bukura …”

Ndryshe, të paktë janë futbollistët që zgjedhin të vazhdojnë me shkollimin, pasi zgjedhin futbollin si primar.

/Insporti.com

You may also like