Futbollisti gjerman i Hamburgerit feston më shqiponjën dykrenare, ja përse!!!

by admin
Spread the love

Kur Robert Glatzel shënon gol, ai zakonisht ngre të dy krahët drejt qiellit për të brohoritur dhe falënderon Zotin me këtë gjest. Pas golit të tij të dytë në fitoren 3:0 kundër Hansa Rostock, Glatzel brohoriti ndryshe dhe shkaktoi konfuzion.

Sulmuesi i HSV-së lidhi të dyja duart në gishtat e mëdhenj. Gjesti të kujtonte fort me festimin me shqiponjën dykrenare. Shqiponja e dykrenare është pjesë e stemës shqiptare, shkruan “Morgenpost”, transmeton portali Shtegu. Por çfarë lidhje ka Glatzel me këtë?

Përgjigja nga sulmuesi i HSV: Gëzimi nuk ishte një përshëndetje për Shqipërinë, por për dy vajzat e tij, të cilat të dielën ishin në stadium kundër Rostock. Dy gola, dy krahë, dy vajza. Glatzel: “Futbolli është aq emocional saqë gëzimi është shpesh intuitiv”.

You may also like