Futbollistët e Kombëtares takohen me tifozin special – i dhurojnë një fanellë të veçantë

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Kombëtarja shqiptare ka pasur sot një vizitë speciale para ndeshjes me Anglinë.

 Djaloshi shqiptar Danilo Shkodra, një nga tifozët më të veçantë të Kombëtares, është takuar sot me lojtarët kuqezi në hotelin ku është akomoduar skuadra në Londër në prag të ndeshjes së “Wembley-t” ndaj Anglisë. 

Ai jeton në Londër dhe është një tifoz i zjarrtë i kuqezinjve. 

Etrit Berisha e ka falënderuar Danilon për këtë vizitë dhe për mbështetjen që ai i jep nga larg përfaqësueses shqiptare.

Me këtë rast lojtarët i kanë dhuruar edhe një fanellë të Kombëtares tifozit special. Edhe djaloshi i falënderoi shumë lojtarët dhe u shpreh i emocionuar për këtë surprizë të bukur.

You may also like