“Futbolli nuk luhet për famë”, Bellingham: Zgjodha numrin pesë në nder të Zidane!

by admin
Spread the love

Jude Bellingham është padyshim protagonisti absolut i Real Madrid në këtë fillim të sezonit.

Statistikat nuk “mashtrojnë” me britanikun që ka shënuar 10 gola në 10 ndeshjet e para të LaLiga-s dhe tre gola në tre ndeshjet e para të Champions League. 103 milionë euro që tashmë duken të mirëshpenzuara nga madrilenët kur e transferuan në verë nga Borussia Dortmund.

Përveç performancës në fushë, Bellingham është një profesionist i vërtetë edhe jashtë kuadratit të gjelbër. Në një intervistë të fundit për L’Equipe, 20-vjeçari thekson se futbolli nuk duhet luajtur për të tërhequr vëmendje dhe famë ndërsa shton se fanellën me numër pesë te Real Madrid e zgjodhi në nder të Zinedine Zidane.

“Kam parë se si shumë njerëz afër meje kanë marrë drejtimin e gabuar. Nëse e do futbollin atëherë mendon vetëm për lojën, jo për vëmendjen dhe famën që vjen nga pas. Nëse përkushtohesh te futbolli atëherë do të vijë edhe shpërblimi i merituar.

Fanella me numër pesë? Është në nder të Zidane. Edhe pse unë dua të ndjek rrugëtimin tim, më duket sikur jam duke e rimodeluar sipas shijes sime. Po e bëj këtë numër ashtu siç dua, shumë modern”, u shpreh Bellingham./ Super Sport


Top Channel

You may also like