Futbolli gjerman në zi, shuhet legjenda Beckenbauer

by admin
Spread the love

Futbolli gjerman është më i varfër sot pasi “Kajzeri” legjendar Franz Beckenbauer u nda nga jeta në moshën 78-vjeçare.

Sipas njoftimit të familjes, “Cezari” ka ndërruar jetë në gjumë dje të dielën me familjen rreth tij.

“Me pikëllim të thellë ju njoftojmë se bashkëshorti dhe babai ynë, Franz Beckenbauer, ndërroi jetë të qetë në gjumë dje, të dielën, i rrethuar nga familja e tij. Kërkojmë që të na lejoni të mbajmë zi në heshtje dhe të përmbahemi nga çdo pyetje”- njofton familja Beckenbauer.

Më 2 janar 2024, në rrjetin televiziv gjerman ARD u shfaq premierë një dokumentar mbi jetën e Franz Beckenbauer. Me rastin e dokumentarit, vëllai i Walter kishte treguar se gjërat nuk shkojnë mirë për Franz-in.

Do të gënjeja nëse do të thoja se ishte mirë dhe nuk më pëlqen të gënjej. Nuk po shkon mirë, kjo është e vërteta. Shëndeti përballet me ulje-ngritje të njëpasnjëshme”, tha vëllai i tij.


Top Channel

You may also like