Furkan Saliu shpërthen kundër kryeministrit Kovaçeski: Si nuk ju vjen turp, sot lexoni poezi ndërsa nuk keni qenë në gjendje të siguroni ilaçin

by admin
Spread the love

Gazetari Furkan Saliu ka shpërthyer kundër kryeministrit Dimitar Kovaçevski lidhur me rastin e vdekjes së Bllagojçes për shkak mos sigurimit të ilaçit Trikafta. Saliu thotë se thjeshtë i vjen gërdi nga fjalët e kryeministrit i cili është dashur të veprojë më herët dhe jo tani të lexojë poezi.

“Si mund ta thotë këtë kryeministri i një shteti? Ta thoshte këtë ndonjë pronar i ndonjë shitore do ta kisha kuptuar por kryeministri? Çfarë më intereson mua si qytetar i cili çdo ditë paguan sigurim shëndetësor se kur është zgjuar kryeministri? Përse Kryeministri lexon poezi dhe nuk e siguron ilaçin”, shkruan mes tjerash gazetari Saliu.

You may also like