FSK-ja nis kërkimet për serbin e zhdukur nga fshati Biti e Epërme e Shtërpcës

by admin
Spread the love

Forca e Sigurisë e Kosovës ka njoftuar se me kërkesën e Qendrës së Situatave të Qeverisë së Republikës së Kosovës ka angazhuar Ekipet e Kërkim Shpëtimit të Gardës Kombëtare për kërkimin e serbit 29-vjeçar nga fshati Biti e Epërme e Komunës së Shtërrpcës.

FSK-ja tha se këtë e kanë bërë në koordinim me Policinë e Kosovës dhe komunën e Shtërpcës, transmeton Klankosova.tv.

“Me kërkesën e Qendrës së Situatave të Qeverisë së Republikës së Kosovës, Forca e Sigurisë së Kosovës ka angazhuar Ekipet e Kërkim Shpëtimit të Gardës Kombëtare ,në koordinim me Policinë e Kosovës dhe autoritetet lokale të komunës së Shterpces, kanë filluar operacionin e kërkimit tê riut 29 vjeçar i nacionalitet serbënga fshati Biti e Epërme”, thuhet në njoftim.

You may also like