FSK-ja demonstron aftësitë për intervenim në kushte të vështira dimërore (VIDEO)

by admin
Spread the love

Forca e Sigurisë së Kosovës ka publikuar pamjet e demonstrimit të aftësive të pjesëtarëve të kërkim-shpëtimit të Gardën Kombëtare për manovrim me kapacitete të operacioneve speciale.

Ditë më parë FSK-ja bëri të ditur se pjesëtarët janë trajnuar për teknikat e kërkim-shpëtimit malor në kushte të vështira dimërore, njofton Klankosova.tv.

Mes tjerash, thuhej se gjatë këtij trajnimi pjesëtarët aftësohen për teknikat bazë të skijimit, kërkimit në ortekë, qasje tek personat e ngecur në ortekë dhe teleferik, po ashtu edhe bartjen e tyre me barelë të posaçme për dorë dhe pajisje speciale për evakuim.

Sipas FSK-së trajnimet e tilla përgatisin pjesëtarët e FSK-së që të jenë të gatshëm për intervenime në raste emergjente të fatkeqësive natyrore.

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

You may also like