Frrok Çupi bën reagimin e pabesueshëm: Alqi Bllako u stërvit nga Ilir Meta

by admin
Spread the love

Gazetari Frrok Çupi është shprehur se kryeministri ka përgjegjësi dhe askush nuk mund të thotë që mazhoranca nuk ka përgjegjësi në raste korrupsioni. Sipas tij, kur perceptohet korrupsion në trupën administrative të shtetit, mazhoranca ka përgjegjësi.

Lidhur me deklaratën e Edi Ramës se përgjegjësia është individuale, referuar deputetit të dorëhequr Alqi Bllako, ai deklaroi se nuk kemi pasur asnjë të dënuar në drejtësi ministër apo drejtor, deri sa erdhi kjo qeveri.

Deklarata e Çupit:

“Alqi Bllako u gjend në politikë siç lëvizin të gjithë të korruptuarit nga një skuadër në një tjetër. Këta njerëz kanë lindur për atë rrugë, kanë lindur në rrugën e korrupsionit. Është tragjike ta mendosh se ka korruptuar dhe të atin. Sa e pështirë është që fëmija korrupton babanë apo babai fëmijën. Kjo që ka ndodhur me Bllakon është një deja vu me rastin e Dritan Priftit. Lefter Koka që është ministër i ardhur nga LSI, është si figura e Dritan Priftit. Siç Dritani kishte një raport të caktuar me Ilir Metën, të njëjtin raport kishte dhe Koka. Këto janë ndërtime alla mafia. Ilir Meta krijoi një Bllako, e stërviti, e përdorën dhe Bllakon, por më tej ai filloi të punojë për vete. Kur u prishën interesat me Metën, filloi të rrëzohet kërkesa e inceneratorëve”, u shpreh gazetari.

You may also like