Frosina Remenski flet për mundësit që opozita të formojë qeveri të re

by admin
Spread the love

Sa i përket pretendimeve të opozitës për formim të shumicës se re ajo tha se gjasat që të ndodhë kjo janë 50-50.
“Nëse i shohim gjërat realisht janë ashtu. Unë vijë nga LSDM dhe jam për atë që kjo qeveri duhet të mbetet. Por vendimet e sjellin ata persona që janë në atë koalicion. Por mendoj se ato interesa nuk duhet të marrin ndonjë dimension tjetër përpos nxjerrje të shteti nga këto gjendje të krizave që po thellohemi edhe më shumë”, deklaroi Frosina Remenski.
Ajo tha se është e shqetësuar shumë ngase në buxhet nuk janë parashikuar mjete për krizën energjetike.
“Në kontekst të këtyre dy çështjeve, jam për atë se nuk na duhen eksperimente, fushata të reja, nuk na duhet humbje kohe, por na duhet bashkim lidhur me këto çështje”, u shpreh Remenski.

You may also like