FRANCË – Darmain: Nga fillimi i luftës në Gaza kanë ndodhur 1 518 akte antisemite

by admin
Spread the love

PARIS, 14 nëntor /ATSH-ANSA/ – Ministri i Brendshëm francez, Gérald Darmain, njoftoi mëngjesin e sotëm se “1 518 akte ose deklarata antisemite kundër francezëve të besimit hebraik janë regjistruar në Francë që nga sulmet e Hamasit ndaj Izraelit, të nisura më 7 tetor”.

”Këto janë në thelb etiketime, ofendime, por ka pasur edhe rrahje dhe plagosje”, saktësoi ministri duke shtuar se ”janë arrestuar 600 persona”.

Për Darmain, aktet ishin vepër e “të majtës dhe të djathtës ekstreme, të ushqyer nga antisemitizmi dhe islami radikal si dhe një formë antisemitizmi që vjen nga antisionizmi, thënë ndryshe urrejtja kundër Izraelit”.

”Ata që janë përgjegjës për aktet dhe deklaratat antisemite shpesh janë shumë të rinj në moshë. Në shumë raste edhe minorenë”, shtoi ministri./   /os/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like