Franca zhvendos memorialin 950-ton për linjën e re të metrosë në Toulouse (fotot)

by admin
Spread the love

Një memorial gjigant i luftës me peshë rreth 950 ton, është shkëputur nga toka dhe ka nisur të zhvendoset sot nga inxhinierët në qytetin e Toulouse, për të hapur hapësirë për një linjë të re metroje nëntokësore.

Qindra njerëz ishin mbledhur për të ndjekur operacionin delikat inxhinerik që përfshinte mbështjelljen e memorialit me një skelet metali në formë mbështetjeje gjatë zhvendosjes.

“Është shumë i madh! Kur e shikon masën e monumentit nis të vrasësh mendjen sesi do t’ia dalin”, thotë e surprizuar banorja 70-vjeçare vendase Gilbert Rumeau.

Operacioni nisi me shtypjen demonstrative të një butoni të kuq nga kryebashkiaku, çka nisi rrotullimin e platformës që mbante monumentin 15 m të lartë.

Më pas objekti nis të lëvizte mes pemëve me shpejtësi të ngadaltë derisa arriti në destinacionin e tij 35 metra më larg.

Operacioni zgjati një total prej tre orësh.

“Është një operacion i rrallë, janë kryer disa në vende të tjera por në Francë është hera e parë”, tha kreu i transportit vendas Jean-Michel Lattes, duke cituar si shembull zhvendosjen e një kishe në Gjermani në 2007.