Franca në prag të zgjedhjeve, Macroni akuzon ekstremin e djathtë

by admin
Spread the love

Ekstremi i djathtë në Francë po luan me frikën e njerëzve. Kështu ka deklaruar presidenti Emmanuel Macron në intervistën e fundit të dhënë përpara zgjedhjeve presidenciale që mbahen ditën e diel.

Gara elektorale e 10 prillit duket se do të ketë sërish në fokus protagonistët e zgjedhjeve të vitit 2017, Macroni nga njëra anë dhe Marine Le Pen nga ana tjetër.

Presidenti aktual i Francës hyri në garë si favorit, por duket se ka humbur terren në sondazhe, ndërkohë që ultranacionalistja ka pasur një trend në rritje.

“Ata luajnë me frikën dhe bëjnë propozime afatshkurtra, financimi i të cilave ndonjëherë është tërësisht i paqartë, siç është rasti i kostos së jetesës. Këto propozime mund të japin përshtypjen e një përgjigjeje të besueshme, por unë nuk mendoj kështu”, u shpreh Macron.

Në intervistën e dhënë mbrëmjen e së premtes për agjencinë e lajmeve online “Brut”,  Macron kërkoi mbështetjen e votuesve të rinj që anojnë nga krahu i progresistëve.

Shefi i pallatit Elize, i cili i ka kaluar pesë vitet e fundit duke tërhequr qendrën e djathtë, papritur ndryshoi kurs, duke u thënë votuesve se do t’i mbronte më tej nga rritja e kostove të jetesës dhe nga rreziqet e Le Pen, të cilën ai e etiketoi si raciste.

Rruga Press

You may also like