Fotot në lokalin luksoz në Milano, Agron Gjekmarkaj sulmon Berishën: Do ulemi dhe do pijmë sa herë të duam

by admin
Spread the love

Agron Gjekmarkaj ka reaguar pas publikimit të lajmit, shoqëruar edhe me disa foto, ku ai dhe 12 deputetë të PD shfaqeshin në një local luksoz në Milano, ndër më të shtrenjtët në veriun e Italisë.

Pa një agjendë zyrtare, deputetët e PD e kanë kaluar kohën duke shëtitur nëpër Milano, duke bërë shoping si dhe duke u dëfryer në lokalet luksoze përreth katedrales simbol të Milanos, “Duomo”. Këtë e pranon edhe vetë Gjekmarkaj.

Kur të gjithë prisnin që në reagimin e tij, deputeti të tregonte dobishmërinë e vizitës bashkë me 12 kolegë të tjerë nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike në Milano, ka zgjedhur të sulmojë mediat (jo të gjitha) dhe ish-kryeministrin Sali Berisha.

Këtu në Como po reflektoja mbi strategjinë puniste për të ndyrë tjetrin dhe përpjekjen e sforcuar për të gjetur “Nusretin” te njerëz pa asnjë pushtet dhe përfitim! Kjo është natyra dhe agjit-propi i “Foltores”, kesaj urdie Haxhi Qamiliste kundër SHBA dhe çdo gjëje perëndimore në Shqipëri! Tridhjet vjet që perdoren nga Doktori gazetarët, media tani disa i ka kundër, të lodhur e kr*yengrites nga përdorimi me të cilët hedh të pegera mbi këdo që nuk i puth këmbët por ka gjithmonë vullnetar!“, shkruan Gjekmarkaj në sqarimin e tij publik.

Helmet ndaj mediave në mënyrë selektive janë të pakuptueshme, ndërsa sa i takon Berishës e dimë që Gjekmarkaj ka shqetësimin e “Foltores”.

Por, Gjekmarkaj thotë se të gjitha shpenzimet i kanë pasur të paguara nga Fondacioni “Konrad Adenauer” dhe drejtori i këtij Fondacioni “Tobias Rüttershoff”, por nuk flet për faturën 250 euro që denoncoi shqiptari rezident në Milano dhe që u bë dëshmitar i dy apo tre orëve që kaluan ligjvënësit e Kuvendit të Shqipërisë në tarracën e lokalit lounge, duke ngrënë e duke pirë.

Ai shkruan se edhe ato lekë që kanë shpenzuar, i meritojnë pasi nuk kanë vjedhur njeri, por i kanë para të fituara me djersë. Madje, shkruan Gjekmarkaj, ata do të ulen në kafe sa herë të duan, sepse kanë punuar gjithë jetën dhe s’i kanë futur dorën në xhep askujt.

Reagimi i plotë i Agron Gjekmarkajt:

“Këtu në Veriun e Italisë ndanë liqenit të Comos në vilen e ish-kancelarit gjerman Konrad Adenauer ku na ka ftuar fondacioni me këtë emer dhe shefi i tij në Tiranë, Dr. Tobias Rüttershoff na gjet lajmi se qënkemi zderhallur në një bar në Milano!!

Se pari kaq mirë ka bërë miku Tobias që na ka ftuar e paguar gjithçka, biletën, hotelin, bukën me djathë, qepë, kripë e zemër sa mirënjohja do jetë e gjatë!

Trajnim cilesor, natyre magjike, por edhe shetitje e biseda purifikuese. Pra çeshtja e parë doli! Tjetra as u mërzitëm e as u tronditëm nga fotoja që një matrahul i ulur përballë nesh, na ka bërë në një bar në qendër të Milanos, madje e parashikuam. Atje pime një kafe të mirë me koleget dhe mikun gjerman, dikush edhe ndonjë birrë si dhe u ngrohëm paq në diell nja dy orë të mira. Bëmë aq mirë sa ska! Ishim 13 veta.

Kafe? Pooo sa herë të duam e ku të duam. Secili prej nesh mund ta pijë një kafe ku të dojë për më teper njerëz që kanë punuar gjithë jetën pa i futur dorën në xhep kurrë askujt, por vetëm në xhepin e vet! Po ishim në tarracën e supermarketit “Rinascente” një dyqan që shet rroba të të gjitha markave nga më të shtrenjtat ku një pjesë e tyre “Zara” më e lira është kudo edhe në Tiranë!

Për kuriozitet turistik për të gjithë ata që duan të vizitojnë Milanon në një ditë me diell le të hypin tek bari në fjalë ngjitë me “Duomo” e famshme se nuk është aspak më i shtrenjtë se Rogneri në Tiranë ku mblidhet yndyra e vendit çdo ditë!

Personalisht mund ta pi kafen ku të dua, mund të ushqehem ku të dua me paret e mia që si kam nga tenderat apo nga influenca e Babës peshkatar!!

Gjithë jeten kam punuar qysh pesembedhjet vjeç në verë në kooperativë, më vonë kamerier e mjaft i zoti, në Itali si student, pak vite në administratë, më pas si gazetar, pedagog, publicist dhe nuk i jam shmangur kurrë punës e cila mi ka plotësuar qejfet e mia të vogla megjithëse në këtë rast edhe me maskë në fytyrë s’e pata të lehtë ta pi atë kafe.

E pres me qejf vetingun në politikë nëse ndodh! Le të ma bëjë Edi Rama vetë, Taulant Balla apo kushdo tjeter jo më S*PAK.

Gjithësa kam, një shpi 90 metra katrore me kredi për 25 vjet, mjaft larg qendrës, pak shumë pak për ata që janë pasuruar me vdekjen e të tjerëve apo që një natë hoteli mund ta paguajnë 12 mijë dollarë në Los Angelos apo Neë York, por shumë për mua dhe i lumtur që e kam me djersë. Por flej rehat, s’ka asnjë ambasadë apo institucion që të ketë fatura për mua apo ndonjë mjet shantazhi!

Këtu në Como po reflektoja mbi strategjinë puniste për të ndyrë tjetrin dhe përpjekjen e sforcuar për të gjetur “Nusretin” te njerëz pa asnjë pushtet dhe përfitim! Kjo është natyra dhe agjit-propi i “Foltores”, kesaj urdie Haxhi Qamiliste kundër SHBA dhe çdo gjëje perëndimore në Shqipëri!

Tridhjet vjet që perdoren nga Doktori gazetarët, media tani disa i ka kundër, të lodhur e kryengrites nga përdorimi me të cilët hedh të pegera mbi këdo që nuk i puth këmbët por ka gjithmonë vullnetar!
Tani kjo si pi më ujë! Pa asnjë interes e kam mbështetur Sali Berishën kur kam menduar se ka të drejtë siç nuk më bëjnë asnjë përshtypje shpifjet që vijnë nga media afër tij!

Nga dy ekstremet e abuzimit të pushtetit të majtë apo të ish-pushtetit të djathtë që përputhen është nder etik e estetik! Do ec në rrugë nën shi e diell pa roja dhe pa frikë, do i blej familjes time dhurata që bëjnë 70 euro e jo 70 mijë për fishekzjarrë.

Atë që mendoj do ta them pa mu dridhur qerpiku nga kërcënimet, me telefon me prefiksa nga shtetet e Europës, shpifjet që hedhin nga frika ata që duan të fshehin historinë e tyre. Më shumë se atë përfitimet që ajo u dha në kurriz të shqiptarëve dhe demokracisë së tyre! Ju përshëndes nga Como me shumë dashuri“, shkruan Gjekmarkaj.

You may also like