Fotot më të reja tregojnë katastrofën në palestrën e sporteve në Ferizaj, parketi mund të shkatërrohet…

by admin
Spread the love

Pas reshjeve të fundit të shiut, në orët e mesnatës, gjendje është dramatike në palestrën e  sporteve “Bill Clinton” në Ferizaj.

Shiu që ka rënë gjatë gjithë natës ka rënduar edhe më shumë gjendjen brenda palestrës, ku shihet rreth 50 – 60 për qind e palestrës është me mbuloja të najlonit! 

Brenda palestrës thonë, “është rrezik që të dëmtohet edhe parketi sepse uji po depërton”.

“Është shumë gjendja e keqe”, tha një burim brenda palestrës.

Image

Të gjithë luten që të përshpejtohen punimet derisa nuk është dëmtuar apo të shkojë deri të shkatërrimi i parketit në palestër.

Fotot e fundit, janë treguesi më i mirë për gjendjen katastrofë të palestrës. 

Image

As në muajin korrik, as në gusht nuk u arrit të rinovohet palestra, dhe tani jemi me datën 10 shtator.

“Nuk e keni idenë sa ngadalë shkojnë punët”, tha një burim.

Image

Në palestër janë vënë edhe kovë të reja, siç shihet edhe në foto, me shpresë për të parandaluar që uji mos të futet parketit!

Image

Palestra me mbuloja

You may also like