FOTOLAJM/ Rikthim i bujshëm, Zhoze Murinjo mund të marrë drejtimin e skuadrës së…

by admin
Spread the love

Eksperienca e parë e Zhoze Murinjos si trajneri i parë ka qenë në krye të Benfikës, në vitin 2000, pasi mori mësimet e duhura te Barcelona.

Pas shkarkimit nga Roma, “Special One” po mendon një rikthim pikërisht aty ku e nisi, në krye të Benfikës.

Sipas mediave portugeze ai është shumë pranë një rikthimi në krye të Benfikës. Në këtë rast ka vetëm një kusht, portugezi do të marrë drejtimin e ekipit vetëm nëse trajneri aktual, Roxher Shmidt do të largohet nga Benfika në fund të këtij sezoni.

A-BOLA

Opsioni i fundit nuk përjashtohet, pra largimi i teknikut gjerman, pasi Benfika ndodhet katër pikë larg vendit të parë, nëse zhgënjejnë edhe në Ligën e Europës, atëherë shkarkimi i tij është një opsion konkret.

PANORAMASPORT.AL

You may also like